Arrestohet 16-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se kanosi një person me

0%

Një 16-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kanosur me armë zjarri një person në fshatin Doganaj të Kaçanikut. Sipas Policisë, rasti është raportuar më , rreth orës , në Stacionin Policor në Kaçanik. Ankuesi ka deklaruar se gjatë një mosmarrëveshjeje në fshatin Doganaj ishte kanosur me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar. Gjatë kontrollit, në një hapësirë me barishte jashtë një shtëpie, Policia thotë se ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa fishekë.

Pas intervistimit, i dyshuari B.C., 16 vjeç, është ndaluar për 24 orë, ndërsa personi tjetër i dyshuar, i cili është i moshës madhore, është liruar në procedurë të rregullt. Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja me armë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo