Ronaldinho nuk ndalet, rikthehet në futboll profesionist në moshën

0%

Ronaldinho është zyrtarisht futbollist i ri i Ravennas, duke bërë një rikthim të papritur në futbollin profesionist në moshën 46-vjeçare. Sipas “Gazzetta dello Sport”, transferimi i legjendës braziliane shihet gjerësisht edhe si një operacion marketingu, megjithëse klubi italian synon që Ronaldinho të zbresë në fushë dhe, nëse është e mundur, të shënojë edhe gol.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit u shpreh i lumtur për aventurën e re dhe tha se vendimi për t’iu bashkuar Ravennas lidhet edhe me projektin e klubit. “Kam thënë po për Ravennan për të gjithë miqtë që janë këtu dhe që e kanë bërë një projekt të mrekullueshëm. Jam këtu për t’i ndihmuar bashkëlojtarët për të fituar, nëse është e mundshme”, deklaroi Ronaldinho.

Braziliani kujtoi gjithashtu periudhën e tij në Itali me fanellën e Milanit, duke veçuar golin në derbi si një prej momenteve më të bukura. Ai shtoi se vazhdon ta ndjekë Milanin dhe se do t’i pëlqente organizimi i një ndeshjeje miqësore mes Ravennas dhe kuqezinjve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I pyetur nëse do të luajë, Ronaldinho u përgjigj me humor se vendimin do ta marrë trajneri, por insistoi se është në formë dhe i gatshëm. Për transferimin ka folur edhe presidenti i Ravennas, Ignazio Cipriani, i cili tha se klubi shpreson që Ronaldinho të shënojë dhe se ardhja e tij tashmë ka sjellë entuziazëm të madh te tifozët. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com