Egnatia zhvilloi paraqitje dinjitoze kundër Lillestrom në Rrogozhinë, ndeshje e vlefshme për fazën Play-Off të Europa League, ama ekipi i drejtuar nga Nevil Dede nuk shkoi më shumë se barazimi 0:0. Kampionët e Superiores ishin dukshëm më kërkues në gjetjen e golit, 4:2 goditjet në kuadrat, megjithatë jo të saktë për të “tundur rrjetën” mike.
Klubi i Egnatias ka reaguar në rrjetet sociale pas këtij ballafaqimi, ndërsa shkruan: “Një ndeshje e luftuar deri në fund. Tashmë hedhim sytë nga java tjetër dhe sfida e radhës”. Takimi i kthimit Lillestrom – Egnatia, do të luhet më datën 27 gusht, ora .
