Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, është lokalizuar dhe arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Operacioni, i koduar “Next”, u finalizua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe homologët italianë. Durrës Operacione të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni i koduar “Next”.
Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 33-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Itali, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Next”, gjatë të cilit u lokalizua në Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi: -M. T., 33 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Penale …
