Kanosi dhe e mbajti pa dëshirën e saj një grua në banesë, arrestohet

0%

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka kanosur dhe përdorur forcë fizike ndaj një gruaje, po ashtu shtetase e Serbisë. Sipas raportit të Policisë, incidenti ka ndodhur më 19 qershor, rreth orës . I dyshuari dyshohet se e ka mbajtur viktimën pa dëshirën e saj në banesën e tij, ndërsa gjatë ngjarjes dyshohet se ka përdorur edhe forcë fizike ndaj saj.

“Gjilan / – . Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kanosur duke përdorur forcë fizike ndaj viktimës femër shtetase e Serbisë, të cilën e kishte mbajtur pa dëshirë në banesën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Burimi: Telegrafi