Ata që e kanë për kryehero të pamposhturin Skënderbe janë vëllezër të

0%

Ata që zemrën e kanë kah Meka, kokën kah Konstantinopoja (Stambolli) dhe trupin në Dardani, si dhe ata që të krishterët dardanë-arbërorë nuk i konsiderojnë vëllezër të gjakut të tyre, nuk mund të jenë dardano-arbërorë. Ata janë mbetje ose renegatë të pushtuesit otoman dhe të armiqve të kombit tonë. Prandaj, ata nuk mund të jenë miq në faqen time të facebook-ut këtu, e as në realitet.

Me mua mund të jetë mik e vëlla gjaku vetëm ai ose ata që kanë për kryehero të pamposhturin, arbërorin e të gjitha kohërave, Gjergj Kastriotin (Skënderbeun), Pjetër Bogdanin, pastaj ata që nderojnë humanisten Nënë Tereza dhe që kanë për hero Idriz Seferin. Unë për vete zemrën, kokën dhe trupin i kam në Dardani e Arbëri.

Kudo që të jetoj, nuk i largoj kurrë nga zemra, koka dhe trupi, sepse e di se cilat janë rrënjët e mia iliro-arbërore europiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot