Drejtoria e Mobilitetit ka njoftuar se ë shtë rregulluar paneli i sinjalizimit në vendkalimin e këmbësorëve në Rrugën B në Prishtinë, me qëllim të rritjes së sigurisë për pjesëmarrësit në trafik. Sipas njoftimit, paneli i sinjalizimit është drejtuar dhe fiksuar në pozicion të rregullt, paralel dhe të përshtatshëm me rrugën.
Drejtoria e Mobilitetit ka bërë të ditur se ndërhyrja është realizuar për të siguruar sinjalizim më të qartë dhe kushte më të sigurta për këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
