Ekskluzive | Ky është 47-vjeçari i arrestuar në Gjilan – 36-vjeçarja

0%

Sinjali ka mësuar identitetin e 47-vjeçarit të arrestuar në Gjilan, pas denoncimit të një shtetaseje të Serbisë, e cila pretendon se gjatë natës ishte sulmuar fizikisht, kanosur dhe mbajtur kundër vullnetit të saj në një apartament.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Nemanja Trajkoviç , 47 vjeçari, ndërsa viktima, identitetin e së cilës redaksia po e mbron, është një 36-vjeçare nga Leskovci.

Gruaja është paraqitur në Policinë e Gjilanit më 20 gusht, rreth orës , ku ka deklaruar se ngjarja kishte ndodhur gjatë natës në një apartament me qira në rrugën “Avdullah Tahiri”, ku po qëndronte përkohësisht i dyshuari. Sipas deklarimit të saj, Trajkoviç dyshohet se e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke e detyruar të qëndronte në apartament kundër vullnetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas denoncimit, 36-vjeçares i është ofruar trajtim mjekësor. Ekzaminimi ka konstatuar lëndime të lehta trupore në pjesën e qafës, të cilat dyshohet se lidhen me incidentin e raportuar. Një detaj tjetër ka dalë gjatë veprimeve hetimore: kur Trajkoviç është paraqitur para hetuesve, ai kishte me vete çelësin e veturës së 36-vjeçares.

Sipas të dhënave të rastit, kjo dyshohet se ia kishte pamundësuar asaj largimin me veturë drejt vendbanimit të saj. Pas kontrollit të apartamentit dhe veprimeve të tjera hetimore, 47-vjeçari është arrestuar rreth orës . Ai është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe përkthyesit ligjor, ku ka mohuar kryerjen e veprave penale që i atribuohen.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Trajkoviçit janë iniciuar rastet për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Kanosje”, ndërsa atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë, Policia e ka shoqëruar 36-vjeçaren me veturën e saj deri në pikën kufitare Dheu i Bardhë, prej nga ajo ka vazhduar drejt Leskovcit.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, ndërsa pretendimet ndaj të dyshuarit pritet të verifikohen në kuadër të procedurës penale.

Ekskluzive | Natë e rëndë për 36-vjeçaren në Gjilan – denoncon se u dhunua, u kanos dhe u mbajt kundër vullnetit në një apartament Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com