Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin Lautaro Martinez dhe tani synon të njëjtën gjë me Interin. Sipas Marcos Benito të El Chiringuito TV, Barcelona ka siguruar një marrëveshje me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, në lidhje me kushtet personale.
Drejtori sportiv i Barçës, Deco, dhe Bojan Krkic u takuan me përfaqësuesin e sulmuesit argjentinas në Madrid javën e kaluar dhe arritën një marrëveshje verbale mbi kushtet financiare të një kontrate të mundshme.
Raportet gjithashtu pohojnë se gjigantët katalunas po e shqyrtojnë ofertën e tyre të parë, e cila do të jetë nën 100 milionë euro. 💣 El BARÇA, a por LAUTARO. 💰 “Prepara una primera oferta que no superará los 100M”. ✍️ Información de @10JoseAlvarez ahora en Energy. pic.twitter.com/1f3bHp2NzC — El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 20, 2026 Interi dëshiron ta mbajë kapitenin e tyre, kontrata e të cilit është deri në vitin 2029.
Megjithatë, një ofertë e konsiderueshme transferimi mund ta ndryshojë qëndrimin e tyre. Barcelona e ka identifikuar ‘El Toron’ si objektivin e tyre kryesor në pjesën e fundit të afatit kalimtar të verës, pasi i ka hequr dorë nga ndjekja e yllit të Atletico Madridit, Julian Alvarez.
