Ekskluzive | Incident te kisha “Sveti Spas” në Prizren – 37-vjeçari

0%

Një incident i pazakontë është regjistruar te Kisha Ortodokse “Sveti Spas” në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, ku janë dëmtuar dy dyer të objektit fetar dhe katër reflektorë, mëson Sinjali.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, personi që dyshohet për dëmtimin është Valmir Susuri rreth 37-vjeç, ndërsa rrethanat që dyshohet se e sollën atë te kisha lidhen me një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë. Më 16 gusht, rreth orës , Susuri dyshohet se, duke kaluar pranë kishës, kishte hedhur dokumentet e tij personale të identifikimit dhe disa dokumente familjare.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, dyshohet se dokumentet ishin hedhur me qëllim që ai të mos identifikohej nga Policia, pasi në atë zonë ndodheshin njësi policore që po kryenin kontrolle për vepra penale që lidhen me narkotikët, në kuadër të planit operativ “DokuFest”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tri ditë më vonë, në orët e para të 19 gushtit, 37-vjeçari dyshohet se është kthyer te kisha për t’i marrë dokumentet që kishte lënë aty. Por dyert e objektit ishin të mbyllura. Sipas dyshimeve të ngritura gjatë hetimeve fillestare, ai më pas ka përdorur një kubëz betoni, duke dëmtuar e gërvishtur dy dyer të kishës. Gjatë incidentit janë dëmtuar gjithashtu katër reflektorë.

Rasti është zbuluar rreth orës , ndërsa në vendngjarje kanë dalë patrullat policore, Njësia e Hetimeve dhe Krimteknika, të cilat kanë mbledhur prova dhe informacione lidhur me atë që kishte ndodhur. Në kuadër të procedurave është intervistuar edhe ankuesi, ndërsa Policia është duke ndërmarrë veprime për sigurimin e prezencës së të dyshuarit.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa procedurat hetimore po vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com