Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me ata të Aleancës dhe kuvendarët komunal të PDK-së në Lipjan kanë shkuar para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. PDK ka njoftuar se kanë shkuar për të përsëritur kërkesën ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për të shkuar në Kuvend për konstituimin e Kuvendit dhe për rikthimin e rendit kushtetues.
“Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesat e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake.” – thuhet në njoftimin e PDK-së. Kjo parti po shkon të zyret e Qeverisë çdo mëngjes me fillim nga ora që nga për ta ftuar Kurtin të shkojë në Kuvend. Seanca konstituive e legjislaturës së 11-të ka filluar më e më pas ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më.
PDK në vazhdimësi i ka dërguar letra edhe kryesuesit të seancës konstituive Avni Dehari për të vazhduar seancën por që ai ka refuzuar pa pasur një marrëveshje politike mes partive, marrëveshje që zgjidh edhe çështjen e presidentit.
Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.
Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë.
