Detaje të reja: Ky është personi që u plagos mbrëmë në Prishtinë

0%

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e mbrëmshme në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë. Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana tha se një person ka mbetur i plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Megjithatë, policia nuk bëri të ditur nëse ndonjë i dyshuar është arrestuar. “Mbrëmë rreth orës , Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, thuhet në konfirmim. Media ka mësuar se i plagosur ka mbetur Sh.Kastrati.

Burimi: Bota Sot