Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se po vazhdon pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit, me synim rikthimin e kësaj hapësire në gjendjen që e meriton. Ajo ka bërë thirrje për mbrojtjen e natyrës, mbajtjen pastër të burimeve të ujit dhe ruajtjen e pasurisë natyrore për brezat e ardhshëm.
Postim i plotë: “Gjithçka pastër në Liqenin e Radoniqit Pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit po vazhdon, për ta rikthyer këtë hapësirë në gjendjen që e meriton. Ta mbrojmë natyrën e bukur të Kosovës, t’i mbajmë të pastra burimet e ujit dhe ta ruajmë pasurinë tonë natyrore për brezat që vijnë”.
