Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra e nisi me humbje aventurën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke u mposhtur nga Greqia 0:3 (, , ). “Dardanet zhvilluan një set të parë shumë konkurrues, por në fund Greqia arriti të marrë fitoren. Edhe seti i dytë në fillim kaloi në dirigjimin e plotë të “Dardaneve”, por pesha e debutimit në këtë nivel, duket se la gjurmë.
Tashmë fokusi është te ndeshja e radhës, ku Kosova do të përballet me Algjerinë Ndeshja është e dyta e Grupit B për Dardanet, të cilat do të kërkojnë reagim dhe rezultat pozitiv në këtë sfidë”, thuhet nga FVK.
