Mediat serbe raportojnë thirrjet “Kosova është Serbi”, por videoja i

0%

Tifozët e klubit spanjoll Getafe, gjatë ndeshjes së sotme ndaj Partizanit, kanë bërë thirrje nga tribunat “Kosova është Serbi”. Për këtë ngjarje kanë raportuar edhe mediat në Serbi. Portali “SportKlub” i medias serbe N1 ka publikuar një video nga momenti kur, sipas tyre, dëgjohen tifozët duke bërë këto thirrje.

Megjithatë, videoja e publikuar në artikull nuk mund të shikohet nga IP adresat në Kosovë. Kur tentohet të hapet videoja, shfaqet mesazhi: “Na vjen k e q, video-përmbajtja nuk është e disponueshme në shtetin tuaj”. Kështu, pretendimi i tifozëve se “Kosova është Serbi” shoqërohet me një kufizim që e bën videon të padisponueshme pikërisht në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com