Filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, do të jetë filmi hapës i edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë – PriFest, më në Prishtinë. Sipas organizatorëve, rikthimi i filmit në Kosovë ka një rëndësi të veçantë, pasi historia e tij është e lidhur me vendin dhe me përvojën e shoqërisë kosovare.
“DUA” trajton tema si adoleshenca, miqësia, identiteti dhe rezistenca, në sfondin e një prej periudhave më të vështira të historisë së afërt të Kosovës. Filmi, i realizuar si bashkëprodhim mes Kosovës, Zvicrës dhe Francës, sjell në kast aktorët Pinea Sylejmani, Vlera Bilalli, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Fiona Abdullahu dhe Arben Bajraktaraj.
PriFest njofton se me shfaqjen e “DUA”-s do të nisë programi gjashtëditor i festivalit, i cili do të sjellë filma, takime dhe aktivitete të ndryshme për publikun.
