Selin Bollati ka zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, ku ka ndarë disa detaje edhe për mënyrën se si arrin të menaxhojë kohën mes angazhimeve profesionale dhe marrëdhënies në çift. Një ndjekës e pyeti nëse është e vështirë të gjejë balancën mes punës dhe partnerit, duke shkruar: “A është e vështirë të menaxhosh kohën mes punës dhe partnerit? Unë frikësohem”.
Selin tregoi se për ta, disa faktorë e bëjnë më të lehtë këtë ekuilibër. Foto: Instagram Ajo përmendi fillimisht faktin se bashkëjetojnë, ndërsa një tjetër avantazh është se kanë orare të ndryshme pune. “Gimbo punon natën, unë ditën”, shkroi ajo.
Fituesja e Big Brother theksoi gjithashtu se një nga gjërat më të rëndësishme në marrëdhënien e tyre është fakti që nuk ia vështirësojnë punën njëri-tjetrit dhe nuk kanë një marrëdhënie toksike. Në fund, Selin ndau edhe një shprehje: “Mos lejo kurrë që një problem për t’u zgjidhur të bëhet më i rëndësishëm se një person për t’u dashur”.
Përgjigjja e saj tregon se për Selin, çelësi i një marrëdhënieje të shëndetshme është mirëkuptimi, respekti për angazhimet e partnerit dhe vendosja e lidhjes mbi problemet e përditshme.
