Gjermania forcon mbrojtjen kundër dronëve, ministri paralajmëron për

0%

Gjermania po zgjeron kapacitetet për mbrojtjen kundër dronëve, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se përballja me këtë teknologji mund të shndërrohet në një “garë armatimesh” mes sistemeve mbrojtëse dhe mjeteve që synojnë t’i anashkalojnë ato.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, ka deklaruar gjatë një vizite në njësinë e aviacionit të Policisë Federale në Fuldatal se mbrojtja kundër dronëve do të mbetet një detyrë e përhershme për Gjermaninë në vitet e ardhshme. Njësia e posaçme e Policisë Federale për mbrojtjen kundër dronëve, e krijuar në dhjetor, aktualisht numëron rreth 70 efektivë.

Sipas autoriteteve, deri në fund të vitit ky numër pritet të rritet në rreth 300. Zgjerimi i kapaciteteve vjen pas një incidenti të rëndë të regjistruar më 4 gusht në aeroportin Leipzig/Halle, ku në zonën e sigurisë ishte zbuluar një dron i pajisur me eksploziv dhe mekanizëm shpërthimi, pranë avionëve ukrainas të transportit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria Federale gjermane e ka cilësuar rastin si një “sulm serioz ndaj infrastrukturës së transportit dhe logjistikës në Gjermani”. Disa politikanë gjermanë kanë ngritur dyshime për përfshirje ruse, por ministri Dobrindt ka shmangur akuzat e drejtpërdrejta, duke theksuar se duhet pritur përfundimi i hetimeve.

Gjatë vizitës në Fuldatal, ministrit iu prezantuan edhe teknologji të ndryshme me dronë që përdoren nga autoritetet për kërkimin e personave, monitorimin e linjave hekurudhore dhe identifikimin e zonave të prekura nga zjarret në pyje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com