Shitësi i makinave bëhet princ i Belgjikës pasi konfirmohet

0%

Princi Laurent i Belgjikës e ka njohur zyrtarisht si djalin e tij 26-vjeçarin Clément Vandenkerckhove, ish-shitësin e veturave, i lindur nga lidhja e tij me këngëtaren belge Wendy Van Wanten. Vandenkerckhove është përfshirë zyrtarisht në familjen e Princit Laurent gjatë një ceremonie të zhvilluar gjashtë muaj më parë, por detajet për këtë ngjarje janë bërë të ditura vetëm tani.

Edhe pse ka marrë zyrtarisht titullin e princit, ai nuk do të përfitojë mbështetje financiare nga familja mbretërore dhe nuk do të jetë pjesë e linjës së trashëgimisë së fronit belg. Gjithashtu, ai nuk pritet të marrë pjesë në aktivitetet publike të familjes mbretërore.

Vandenkerckhove ka treguar se prej vitesh është përpjekur të përshtatet me idenë se babai i tij është pjesë e familjes mbretërore. Ai ende nuk është i sigurt nëse do të përdorë mbiemrin e të atit, Saxe-Coburg. “Ndoshta do të doja, por jam krenar me emrin Vandenkerckhove”, ka thënë ai për “Het Nieuwsblad”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Po që se duhet të sakrifikoj emrin, do të ishte tradhti ndaj gjithçkaje që e ka bërë nëna për mua”. Vandenkerckhove është një figurë e njohur në Belgjikë. Vitin e kaluar, në një dokumentar, ai tregoi historinë e njohjes me të atin.

Princi Laurent kishte qenë në një lidhje me këngëtaren Wendy Van Wanten, emri i vërtetë i së cilës është Iris Vandenkerckhove, para se të martohej me Princeshën Claire në vitin 2003. Gjatë dokumentarit të transmetuar në VTM, Clément tregoi se e kishte takuar babanë e tij në një qendër tregtare në vitin 2013, pa e ditur se kush ishte.

Ai ishte 16 vjeç kur nëna e tij i tregoi identitetin e babait. Katër vjet më vonë, ai e kontaktoi Princin Laurent dhe i propozoi që t’i nënshtroheshin një testi ADN-je. Rezultati tregoi një përputhje prej 99.5 për qind . Ky nuk është rasti i parë i një fëmije jashtëmartesor në familjen mbretërore belge. Vite më parë, ish-mbreti Albert II pranoi se kishte një vajzë jashtëmartësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com