Drita e Gjilanit, kampion i Kosovës, ka barazuar me rezultat 2:2 me Inter Escaldesin nga Andora, në kuadër të sfidës së parë të play-off-it të Conference League. Drita kaloi në epërsi me 1:0 ndaj Inter Escaldes nga Andorra. Futbollisti Hajdin Salihu ka shënuar gol të bukur. Salihu goditi bukur me kokë nga 14 metra ku topi futet në pjesën e epërme të djathtë në minutën e 5-të.
Gol i bukur dhe rrallë shihet në stadiumet tona. Në minutën e 13-të Berlanga ka barazuar rezultatin. Në minutën e 42-të Blerim Krasniqi kaloi në epërsi Dritën. Në minutën e 56-të, Inter Escaldesin ka barazuar rezultatin 2:2 me golin e David Lopez. Dritëm e pret ndeshje e vështirë në konak të skuadrës nga Andorra.