Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

0%

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se një person është ndaluar për 48 orë lidhur me vdekjen e një punëtori në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur prokurori kujdestar është njoftuar për një aksident në vendin e punës, ku një punëtor ka humbur jetën.

Bazuar në të dhënat fillestare, aksidenti ka ndodhur gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6kV. Viktima dyshohet se ka rënë në kontakt me tensionin elektrik, duke pësuar lëndime të rënda, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Brendshëm i KEK-ut. Me urdhër të prokurorit kujdestar, institucionet përkatëse kanë ndërmarrë veprimet hetimore për të ndriçuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të hetimeve, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet A.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë rrethanat dhe provat e grumbulluara dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Në varësi të gjetjeve, prokurori mund të kërkojë edhe caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarit, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Burimi: Telegrafi