Theo James tërhiqet nga gara për James Bond

0%

Theo James, aktori i njohur nga “The White Lotus” dhe “Divergent”, duket se e ka përjashtuar veten nga gara për të qenë James Bond-i i ardhshëm. Aktori 41-vjeçar, i cili prej vitesh përmendej si një nga kandidatët për të zëvendësuar Daniel Craig, tha se tashmë është ‘shumë i vjetër’ për rolin. Por mosha nuk është arsyeja e vetme.

James shpjegoi se fama e jashtëzakonshme që do t’i sillte roli mund të ndikonte edhe te familja e tij, veçanërisht te fëmijët. Theo Ai tha se ideja që të mos mund të dalë më lirshëm në rrugë dhe që fëmijët e tij të rriten nën vëmendjen e vazhdueshme të publikut dhe rrjeteve sociale, nuk ia vlen.

Sipas tij, një rol kaq i madh mund të duket shumë joshës në fillim, por pasojat e famës mund të jenë shumë të mëdha. Daniel Craig James është i martuar me aktoren Ruth Kearney dhe çifti ka dy fëmijë. Ai gjithashtu tregoi se nuk i ka pëlqyer gjithmonë mënyra se si fama është fokusuar te pamja e tij fizike. Ndërkohë, gara për Bond-in e ri vazhdon.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Emra si Aaron Taylor-Johnson, Callum Turner, Jacob Elordi dhe Louis Partridge janë përmendur si kandidatë.

Burimi: Telegrafi