Bajrami për vdekjen e tre punëtorëve në KEK: Nëse ka pasur

0%

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së tre punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës në më pak se dy muaj. Bajrami ka thënë se tri familjeve u ka ndryshuar jeta përgjithmonë, ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave. “Në më pak se dy muaj, vetëm në KEK tre punëtorë humbën jetën në vendin e punës.

Tri familjeve u ka ndryshuar jeta përgjithmonë”, ka shkruar ajo. Ajo ka kërkuar nga organet përgjegjëse që rastet të hetohen seriozisht dhe të sqarohen rrethanat në të cilat kanë ndodhur. “Nëse ka pasur neglizhencë apo shkelje të rregullave të sigurisë, të ketë përgjegjësi për secilin”, ka theksuar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka kërkuar gjithashtu nga KEK-u dhe kompanitë e tjera publike e private që të bëjnë më shumë për sigurinë dhe kushtet e punës. Sipas saj, Inspektorati Qendror i Punës duhet ta rrisë mbikëqyrjen dhe të ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com