Policia zbulon rastin e mashtrimit me aviobileta, i dyshuari dërgohet

0%

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me datën ka pranuar ankesën e përcjellë nga Inspektorati i Tregut (MINT), lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi i konsumatorëve” nga një kompani private për shitje të biletave të udhëtimit.

Mashtrimi ka ndodhur në atë mënyrë që viktima së bashku me familjen e tij, kishte blerë aviobileta për destinacionin Hamburg–Prishtinë dhe anasjelltas, në vlerë prej 1,150.00 eurosh gjatë muajit korrik 2025. Përkundër pagesës së biletave, personat në fjalë nuk kanë mundur t’i realizojnë fluturimet në asnjërin drejtim.

Si pasojë, ata janë detyruar të shfrytëzojnë fluturime të tjera duke blerë biletat përkatëse, veprim ky që u ka shkaktuar një dëm shtesë prej 1,600.00 eurosh. I dyshuari – personi përgjegjës është intervistuar fillimisht me datën , me ç’rast në konsultim me prokurorin, i është dhënë kohë dhe mundësi për të riparuar dëmin e shkaktuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot, më , i dyshuari është intervistuar përsëri në prani të avokatit të tij mbrojtës. Meqenëse i njëjti nuk e ka riparuar dëmin e shkaktuar, pas përfundimit të intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë me dyshimet për kryerje të veprës penale Mashtrim i Konsumatorëve nga neni 292 i KPRK-së.

Burimi: Bota Sot