Granit Geci nga Taranto 2026: “Prishtina 2030” është një mundësi e

0%

Drejtori i Sportit i Kryeqytetit, Granit Geci, ka folur për rëndësinë e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ICMG-së në Taranto të Italisë. Geci ka theksuar se përmes zhvillimit të infrastrukturës sportive dhe mbështetjes së sportistëve e klubeve, synohet krijimi i kushteve sa më të mira për suksesin e këtij projekti historik.

Sipas tij, “Prishtina 2030” nuk është vetëm një ngjarje sportive, por një mundësi e jashtëzakonshme për ta promovuar Prishtinën dhe Kosovën para botës. Postim i plotë: Momente të veçanta nga Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që po mbahet në Taranto të Italisë.

Në këtë Asamble, një pjesë e rëndësishme i kushtohet edhe Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, një projekt historik për Kosovën dhe Kryeqytetin tonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si Drejtori e Sportit e Kryeqytetit, jemi të përkushtuar që përmes punës së përditshme, zhvillimit të infrastrukturës sportive, mbështetjes së sportistëve dhe klubeve, të kontribuojmë në krijimin e kushteve sa më të mira për suksesin e këtij projekti madhor.

Prishtina 2030 nuk është vetëm një ngjarje sportive, por një mundësi e jashtëzakonshme për ta promovuar Prishtinën dhe Kosovën para botës. Puna vazhdon, përgjegjësia është e madhe, por edhe besimi për atë që mund të ndërtojmë së bashku është edhe më i madh.

Burimi: Bota Sot