Drejtuesit e klubit londinez, Chelsea thuhet se ka identifikuar tashmë zëvendësuesin e mundshëm të Enzo Fernandezit, nëse ky i fundit largohet në këtë afat kalimtar.
Sipas mediumit The Guardian , Chelsea ka identifikuar Alex Scott të Bournemouth dhe Adam Wharton të Crystal Palace si opsione të mundshme për të zëvendësuar Fernandezin Manchester City e dëshiron lojtarin e kombëtares argjentinase dhe pritet të bëjë një ofertë për të në pjesën e mbetur të afatit kalimtar të verës.
Chelsea do ta rrisë çmimin e kërkuar pasi duhet të gjejë një zëvendësues për Fernandezin. 🚨🚨| NEW: Chelsea have shortlisted Alex Scott and Adam Wharton as potential replacements for Enzo Fernández, who could 𝐋𝐄𝐀𝐕𝐄 this summer. 👀🔵 [ @JacobsBen ] pic.twitter.com/SnloHcnuvF — CentreGoals. (@centregoals) August 20, 2026 Ata janë admirues të mëdhenj të Scott dhe kanë tentuar ta nënshkruajnë atë këtë verë, por në tentimin e tyre të parë i është thënë nga Bournemouth se ai nuk është në shitje.
Crystal Palace gjithashtu ngurron ta shesë Wharton, i cili është lidhur me pothuajse çdo klub të Ligës Premier. City mendohet të jetë skuadra e fundit që i është afruar Crystal Palace, por ata nuk kanë marrë asnjë inkurajim për të ndjekur marrëveshjen.
