Hidhet shorti i Kupës së Maqedonisë së Veriut, Struga Trim & Lum do

0%

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë sot u hodh shorti për raundin e parë të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Struga Trim & Lum do të udhëtojë në Valandovë, ku do të përballet me Pobedën.

“Ndërkohë, siç ishte bërë e ditur më herët, Shkëndija nga Tteova është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kupë këtë sezon për shkak të ngjarjeve në finalen e fundit, kur skuadra tetovare refuzoi t’i pranonte medaljet. Ndeshjet e 1/16 së finales do të zhvillohen më 1 ose ”, ka shkruar mediumi maqedonas “Ekipa”.

Sipas rregullores së FFM-së për Kupën për sezonin 2026/27, deri në finale do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje, pra nuk do të ketë ndeshje kthimi. Nëse ndeshja përfundon në barazim pas 90 minutave të kohës së rregullt, menjëherë do të ekzekutohen penallti, deri në përcaktimin e fituesit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çiftet e 1/16 së finales Ovçe Pole – Vardari Pobeda Valandovë – Struga Trim & Lum Kroshu Sport Bitola – Tikvesh 1930 Mogila 2023 – Arsimi 1973 BVK Konjari – Bashkimi 1947 Studeniçani – Pelisteri Venec Negotinë – AP Brera Strumicë Vllaznimi Junior – Makedonija GJ.P. 1932 Vardari Negotinë – Rabotniçki Kamenica Sasa – Shkupi 1927 Teteksi 1953 – Bregallnica 2008 Kozhufi Gjevgjeli – Skopje Detonit Plaçkovica – Shkëndija 77 Haraçinë Novaci 2005 – Ohri Liqnidos Osogova – Bellasica

Burimi: Bota Sot