Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ujor në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, viktima është 25-vjeçari me inicialet K. Gj., ndërsa i plagosuri është shtetasi me inicialet U. M.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik. Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
