Zyrtari policor Altin Kryeziu, i cili mbeti i lënduar në aksidentin e rëndë të së dielës në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Gazeta Sinjali mëson se Kryeziu në momentin e aksidentit ishte në detyrë zyrtare, kur njëri prej automjeteve të përfshira doli jashtë rrugës dhe e goditi atë.
EKSKLUZIVE l Ky është polici që u lëndua në aksidentin e Malishevës – ishte në detyrë zyrtare Lidhur me gjendjen e Kryeziut, Gazeta Sinjali ka kontaktuar drejtorin e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Shaqir Uka. Ai ka bërë të ditur për Sinjalin se polici vazhdon të marrë trajtim në Njësinë e Mjekimit Intensiv, ndërsa gjendja e tij paraqitet jostabile dhe kritike.
“Pacienti të cilit ju i referoheni vazhdon të marrë tretmanin mjekësor edhe më tutje në njësinë e Mjekimit Intensiv. Gjendja e përgjithshme e tij paraqitet të jetë jostabile dhe kritike, edhe përkundër angazhimit maksimal të ekipës mjekësore”, ka deklaruar Uka për Gazetën Sinjali. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
