Armend Muslika u shpërblye me kontratën e parë si profesionist

0%

Armend Muslika u shpërblye me kontratën e parë si profesionist te klubi i Tottenham në Premier League. Një moment tejet i veçantë ky për mesfushorin e talentuar shqiptar, i cili ia doli të bindë drejtuesit e “Gjelave” për t’i dhënë një shans të artë e për të hedhur një hap akoma dhe më të madh në karrierë.

Ky zhvillim pozitiv për një prej talentëve më të spikatur të Shqipërisë, duket se ka nxitur edhe reagimin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka shkruar me vlerësime të mëdha për 17-vjeçarin në profilin e tij në Facebook.

POSTIMI: Armend Muslika, talenti 17-vjeçar nga Hasi, firmos kontratën e parë profesionale me Tottenham I bashkuar me akademinë e klubit që në moshën 13-vjeçare, Armendi është edhe pjesë e moshave të Kombëtares kuq e zi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot