U dëmtua në miqësoren ndaj Skënderbeut, operohet talenti i Partizanit

0%

Mesfushori i Partizanit, Tedi Malaj ka kryer me sukses një operacion, pas dëmtimit që pësoi në miqësoren ndaj Skënderbeut pak ditë më parë. 19-vjeçari do të nisë fazën e rikuperimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit pas disa ditësh. “Tedi Malaj ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në miqësoren ndaj Skënderbeut gjatë fazës përgatitore.

Mesfushori ynë i talentuar 19 vjeçar i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale të ligamentit kruciat anterior, operacion i cili është kryer nga profesor doktor Sasa Jankovic. Pas disa ditësh Malaj do të nis edhe fazën e rikuperimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas

Burimi: Bota Sot