Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për fermerët dhe zhvillimin e veprimtarive bujqësore. Sipas njoftimit, në kuadër të planit të punës për pastrimin e kanaleve të kullimit dhe përrenjve, është realizuar dhe po vazhdon pastrimi i kanalit në fshatin Fortesë. Ky aktivitet synon përmirësimin e sistemit të kullimit, duke lehtësuar menaxhimin e ujërave dhe duke krijuar kushte më të favorshme për punimin e tokave bujqësore. Nga Drejtoria e Bujqësisë është bërë e ditur se institucionet komunale mbeten të përkushtuara për t’u qëndruar pranë fermerëve dhe qytetarëve, duke adresuar nevojat e tyre në terren. Po ashtu, është theksuar se punimet do të vazhdojnë edhe në lokalitete të tjera, në përputhje me planin e veprimit dhe kërkesat e banorëve. / Telegrafi
Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Burimi:
Telegrafi