Drejt fundit gërmimet në Zubin Potok, mbetjet kockore do t’i

0%

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se procesi i gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore në Kalludër të Zubin Potokut pritet të përfundojë brenda kësaj jave. Në këtë zonë, javë më parë, janë identifikuar disa lokacione që dyshohen si varreza masive.

Gara ka deklaruar për RTK-në se pas përfundimit të punimeve në terren, procesi do të vazhdojë me shqyrtimin e mbetjeve mortore dhe analizat e ADN-së, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. “Në kuptimin e gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore është çështje ditësh, në qoftë se jo sot, nesër, pra gjatë kësaj jave”, ka thënë Gara.

Ai ka sqaruar se përfundimi i të gjithë procesit do të marrë më shumë kohë për shkak të ekzaminimeve dhe testimeve laboratorike. Sipas tij, institucionet e Kosovës do t’i trajtojnë me prioritet të gjitha procedurat që janë në kompetencën e ekspertëve vendorë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gara ka bërë të ditur se pas përfundimit të analizave dhe identifikimit eventual të mbetjeve, familjet e viktimave do të njoftohen nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. Familjet më pas do të vendosin për datën dhe vendin e rivarrimit, si dhe nëse dëshirojnë që informacioni për identifikimin të bëhet publik.

Sipas Garës, kjo është java e katërt e gërmimeve në Kalludër, ndërsa aktualisht puna është përqendruar në lokacionin e tretë të dyshuar si varrezë masive. Gërmimet po zhvillohen nën dyshimet se në këtë zonë mund të ndodhen mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com