Syzet me AI të Meta-s në telashe? Kinematë britanike shqyrtojnë

0%

Kinematë në Britani po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit ose kufizimit të përdorimit të syzeve inteligjente me AI të Meta-s, për shkak të shqetësimeve se ato mund të përdoren për regjistrimin e fshehtë të filmave.

Shoqata e Kinemave të Britanisë (UKCA) tha se operatorët kryesorë po vlerësojnë mënyrën se si do të reagojnë ndaj kësaj teknologjie, e cila ka kamera të integruara në kornizë dhe mundëson fotografimin dhe regjistrimin e videove në mënyrë diskrete.

Deri tani nuk është vendosur një ndalim i përgjithshëm, pasi kinematë po përpiqen të gjejnë një ekuilibër mes luftës kundër piraterisë dhe privatësisë dhe përfitimeve që këto pajisje mund të ofrojnë për personat me vështirësi në shikim apo dëgjim. Syzet e Meta-s kanë fituar popullaritet të madh, me më shumë se 7 milionë palë të shitura vetëm gjatë vitit 2025.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

P Përveç kamerës, ato mundësojnë komunikimin me Al, dëgjimin e muzikës dhe kryerjen e telefonatave. Disa biznese në Britani tashmë kanë marrë masa. Wetherspoons nuk lejon regjistrimin me këto syze në pubet e saj, ndërsa ATG Theatres, që menaxhon disa teatro të mëdha, ka njoftuar se nuk do të lejojë përdorimin e tyre për regjistrime.

Edhe gjykatat britanike e kanë ndaluar përdorimin e syzeve të Meta-s, për shkak të kufizimeve mbi fotografimin dhe filmimin në ambientet gjyqësore. Nga ana tjetër, Meta kundërshton kufizimet e përgjithshme, duke theksuar se syzet mund të jenë një ndihmë e rëndësishme për personat me probleme të shikimit.

Kompania argumenton gjithashtu se pajisjet kanë një dritë treguese që ndizet gjatë fotografimit ose regjistrimit, për t’i njoftuar njerëzit për përdorimin e kamerës.

Burimi: Telegrafi