Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se punonjësi i tyre, Arbenit Ahmeti ka vdekur gjatë kryerjes së detyrave të punës, pasi ka rëndë në kontakt Në njoftim bëhet e ditur se sipas informatave fillestare, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik, ka pësuar lëndime të rënda dhe pavarërisht se është dërguar për trajtim mjekësor, i njëjti nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve.
Edhe para disa dite, një punëtor i KEK ndërroi jetë në vendin e punës , në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit. Njoftimi i KEK-ut: Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, gjatë kryerjes së detyrave të punës, punonjësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, ka pësuar një aksident të rëndë.
Sipas informatave fillestare, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda. Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra. KEK-u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin. Organet kompetente janë duke trajtuar rastin dhe rrethanat e aksidentit do të sqarohen në përputhje me procedurat përkatëse.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbenitin. KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS
