Haxhiu shkon në Taranto për hapjen e Lojërave Mesdhetare

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka udhëtuar sot për në Itali, ku do të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Haxhiu do të marrë pjesë edhe në pritjen që Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, organizon për krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse në Lojëra.

Në këto Lojëra, Kosova merr pjesë në 17 sporte individuale dhe në katër sporte ekipore, me gjithsej 163 sportistë, numri më i madh me të cilin është përfaqësuar deri më tash në Lojërat Mesdhetare. Edicioni i Tarantos ka rëndësi të veçantë për Kosovën edhe për faktin se edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë më 2030.

Burimi: Bota Sot