Me triumfin në DFB Pokal 2026, FC Bayern jo vetëm që festoi suksesin e parë në kupë në gjashtë vitet e fundit, por arkëtoi miliona të ardhura. Fitorja 3-0 kundër VfB Stuttgart në Berlin i shtoi edhe më shumë vlerat e trofeut të radhës për klubin e Mynihut, i cili përfitoi një shifër prej 10.9 milionë euro.
Sa i përket sezonit të ri të Kupës së Gjermanisë, e cila starton nesër në orën me takimin Mannheim-Kaiserslautern, çmimi në total do të jetë 83 milionë euro, të cilat do të ndahen në bazë të arritejve për secilën prej 64 skuadrave pjesëmarrëse. Në total ky buxhet është rreth 8 milionë euro më shumë se ai i sezonit të kaluar, në të cilin u shpërndanë 75 milionë euro.
Sipas Federatës Gjermane të Futbollit, të gjitha 64 pjesëmarrëset do të marrin 228,189 mijë euro vetëm për raundin e parë (vitin e kaluar: 211,886 euro), gjë që nuk është e parëndësishme, veçanërisht për klubet e nivelit të pestë si Lüneburger SK Hansa ose Bahlinger SC.
Kjo shumë dyfishohet, si zakonisht, me çdo raund që arrihet deri në gjysmëfinale: Në raundin e dytë, mund të fitohen 456,377 € (viti i kaluar: 423,772 €), në raundin e radhës 912,755 € (viti i kaluar: 847,544 €), në çerekfinale 1.83 milionë € (viti i kaluar: 1.7 milion €) dhe në gjysmëfinale 3.65 milion € (viti i kaluar: 3.39 milion €).
Ka një rritje më të ndjeshme të bonuseve për finalistin humbës (nga 2.88 milion € në 4.02 milion €) dhe fituesin e ri të Kupës DFB (nga 4.32 milion € në 6.04 milion €). Fituesi mund të fitojë saktësisht 13,110,199 € në 2026/27. A.V.
Çmimet e DFB Pokal 2026/27: Për raundin e 1-rë: 228,189 € Për raundin e 2-të: 456,377 € Për raundin e 3-të: 912,755 € Për çerekfinalet: 1,825,509 € Për gjysmëfinalet: 3,651,019 € Për finalistin: 4,024,234 € Për fituesin e Kupës DFB: 6,036,350 €
