Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë

0%

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zgjatur afatin për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore, me qëllim që të gjithë nxënësit që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të kenë mundësi të përfshihen në proces.

“Me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë nxënësve të aplikojnë, afati i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore zgjatet deri të hënën, më , në orën ”, thuhet në njoftimin e MASh-it. Kjo ministri thekson se aprovimi i aplikimeve do të bëhet po atë ditë, deri në orën . Rreth 1 mijë nxënës ende pa aplikuar Deri tani, për Provimin e Maturës Shtetërore kanë aplikuar 4,650 nxënës.

Megjithatë, bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, MASh vlerëson se rreth 1,000 nxënës të cilët kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit ende nuk kanë aplikuar. “Zgjatja e afatit konsiderohet e nevojshme për të siguruar që të gjithë kandidatët potencialë të kenë mundësinë të përfshihen në procesin e aplikimit”, thekson ministria.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot