Tifozët kundër Infantinos: Peticion global për dorëheqjen e

0%

Edhe futbolli popullor është rreshtuar kundër Gianni Infantinos. Organizatat kryesore të tifozëve e kanë nisur një peticion ndërkombëtar, përmes të cilit e kërkojnë dorëheqjen e presidentit të FIFA-s dhe një reformë të thellë të qeverisjes së institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Nisma është promovuar nga Football Supporters Europe (FSE) dhe e ka marrë mbështetjen e federatave të tifozëve nga Evropa, Afrika dhe Amerika e Veriut, si dhe të afro 40 shoqatave kombëtare. Në deklaratën e publikuar nga organizatorët, kritikat ndaj Infantinos janë të ashpra, përcjell “Gazeta Express”.

Ata e akuzojnë presidentin e FIFA-s për një tentativë të turpshme për t’ua shitur kompetencat mbi Kupën e Botës investitorëve privatë. Sipas organizatave të tifozëve, kjo çështje e përfaqëson vetëm episodin e fundit të një serie vendimesh dhe projektesh që kanë shkaktuar polemika gjatë presidencës së Infantinos.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në listën e kritikave përfshihen edhe qëndrimi ndaj Superligës Evropiane, projekti i dështuar për zhvillimin e një Kampionati Botëror çdo dy vjet, politika e çmimeve të biletave për Kupën e Botës 2026, si dhe ajo që organizatat e përshkruajnë si një “kulturë të pushtetit personal dhe frikësimit”.

“Gianni Infantino e ka tradhtuar rolin e tij dhe futbollin në tërësi”, pretendojnë organizatat e tifozëve. Ata e kërkojnë tashmë një model të ri drejtimi, të bazuar në më shumë transparencë, kontrolle më të forta dhe përfshirje reale të federatave, ligave, klubeve, futbollistëve dhe tifozëve në vendimet strategjike.

Në qendër të debatit është projekti i FIFA-s, i cili më pas u tërhoq, për përfshirjen e investitorëve privatë në menaxhimin komercial të edicioneve të ardhshme të Kupës së Botës. Ky plan kishte shkaktuar tensione të forta, veçanërisht me UEFA-n dhe disa federata ndërkombëtare.

Burimi: Bota Sot