Ekstradohet nga Kosova në Spanjë personi i kërkuar nën dyshimin për

0%

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datën , ka bërë ekstradimin e një shtetasi të huaj nga Republika e Kosovës për në Spanjë.

Sipas njoftimit thuhet se i dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Spanjës për veprën penale ‘rrëmbim i fëmijës’.

Siç thuhet në njoftim ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Burimi: Telegrafi