Mickoski për zgjedhjet e parakohshme: Nëse opozita i kërkon, ne nuk

0%

Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur në lidhje me mundësinë që të mbahen zgjedhje të parakohshme kuvendare, të cilat opozita i kërkon vazhdimisht. Mickoski tha se nëse opozita mendon se zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme, “ata nuk nuk do të qëndrojnë mënjanë si frikacakë, por do t’i përgjigjemi pozitivisht asaj kërkese”.

“Qytetarët nuk duan zgjedhje, ata duan reforma dhe vazhdimësi të proceseve të udhëhequra nga kjo Qeveri. Prandaj bëra atë krahasim fillestar 3 me 1 të performancës së kësaj Qeverie, krahasuar me atë të mëparshme. Si koalicion, na është dhënë legjitimiteti nga qytetarët për të qeverisur për katër vjet”.

BDI: Le të shpërndahet Kuvendi, le të shkojmë në zgjedhje “Por atë që thashë dje do ta konfirmoj, nëse opozita mendon se zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme, natyrisht, ne nuk do të qëndrojmë mënjanë si frikacakë, por do t’i përgjigjemi pozitivisht asaj kërkese dhe, natyrisht, do t’i fitojmë ato”, tha Mickoski.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi