Arrestohet një 27-vjeçar pasi iu gjet mbi një kilogram marihuanë në

0%

Policia e ka arrestuar të mërkurën mbrëma () një 27-vjeçar pasi në një vilë të pabanuar në Brezovicë ka gjetur marihuanë dhe dy peshore digjitale, ka njoftuar të enjten Policia Rajonale e Ferizajt.

Për rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, e cila ka marrë përsipër procedimin e mëtejshëm të rastit, derisa prokurori i rastit ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ka njoftuar Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë Rajonale të Ferizajt, që mbulon edhe territorin e komunës së Shtërpcës.

Rreth orës të së mërkurës, stacioni policor i Shtërpcës ka pranuar një thirrje pas gjetjes së substancës narkotike, njofton Policia Rajonale e Ferizajt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pas pranimit të informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit të personit të dyshuar, mashkull, kosovar, 27 vjeç, i janë gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale”, thuhet në komunikatë.

Me dyshimin se i dyshuari mund të ketë pasur edhe substanca të tjera narkotike, është kontrolluar edhe një villë tjetër, ku është gjetur një sasi tjetër e dyshuar marihuane, njofton Policia.

“Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar gjithsej 1,063 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një çantë krahu e zezë, një thikë metalike dhe një telefon celular”, thuhet në komunikatë.

Burimi: Kallxo