Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj ndaj dy infermierëve të QKMF-së në Prizren, Xhemajli Bislimaj dhe Besnik Ramadani, të dyshuar për përvetësimin e parave të mbledhura nga bashkëpagesat e pacientëve. Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht më herët dhe kishte zbuluar identitetin e dy të dyshuarve të arrestuar në kuadër të hetimeve për këtë rast.
Ekskluzive | Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF-në e Prizrenit Sipas vendimit të Gjykatës, Bislimaj dhe Ramadani dyshohet se gjatë periudhave gusht–nëntor 2024 dhe shkurt–dhjetor 2025 , gjatë ndërrimeve të natës në QKMF-Prizren, kanë përvetësuar një pjesë të parave të arkëtuara nga pagesat e pacientëve për shërbimet shëndetësore.
Sipas hetimeve të deritanishme, Xhemajli Bislimaj dyshohet se ka përvetësuar 1,250 euro , ndërsa Besnik Ramadani dyshohet se ka përvetësuar 1,032 euro . Në total, shuma e dyshuar e përvetësuar arrin në 2,282 euro . Të dyshuarit ishin arrestuar më 3 gusht dhe fillimisht iu ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Dy infermierë të QKMF-së në Prizren ndalohen për 48 orë, dyshohen se përvetësuan mbi 2 mijë euro nga pagesat e pacientëve Me vendimin e fundit të Gjykatës, ndaj tyre është caktuar arresti shtëpiak deri më . Ata nuk guxojnë të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, ndërsa u është ndaluar edhe kontakti me persona të caktuar. Masa do të mbikëqyret nga Policia e Kosovës.
Në rast të shkeljes së arrestit shtëpiak, ndaj tyre mund të caktohet masa e paraburgimit. Kujtojmë se Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht më 3 gusht për arrestimin e dy infermierëve dhe kishte publikuar emrat e tyre, duke bërë të ditur se bëhej fjalë për Xhemajli Bislimajn dhe Besnik Ramadanin.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
