Policia paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme për operacionet në

0%

Policia e Kosovës ka paralajmëruar se sot, më , do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të prezantohen detaje lidhur me operacionet e zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë, konferenca do të mbahet në ora , në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Në konferencë pritet të prezantohen detaje për gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante. Policia ka njoftuar se këto dëshmi do të ekspozohen para mediave.

Po ashtu, do të jepen informacione lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile” në Kosovë, të cilat, sipas Policisë, janë duke u zhvilluar në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok. Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo