Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, Gjyqtari i procedurës paraprake, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më datë për të pandehurit I.Ç., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Në vitin 2021, në Prizren, në biznesin e tij individual Qendra për Verifikimin e Aftësive Profesionale “A….”, ka falsifikuar dokumente të falsifikuara me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale në atë mënyrë që i pandehuri I.Ç., si pronar dhe personi përgjegjës i biznesit e tij individual privat i lartcekur i cili nuk është i akredituar e as i autorizuar nga ana e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve për lëshimin e kualifikimeve profesionale ku me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe duke u paraqitur rrejshëm se lëshon dokumente të vlefshme, ka shtypur dhe lëshuar për pjesëmarrësit “Diploma mbi aftësimin profesional” për periudhën nga data 04 janar – deri më , në të cilat janë cekur se kanë përmbushur me sukses 900 orë praktikë dhe 400 orë teori të cilit kanë kaluar provimin përfundimtar dhe janë aftësuar për profesione të ndryshme Nga datë 4 Janar e deri , në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten i ka mashtruar personat tjerë dhe me këtë i ka nxitë që të kryejnë veprime të cilat i kanë rezultuar në dëm material të pasurisë së tyre në atë mënyrë që i pandehuri I.Ç., si pronar dhe personi përgjegjës i biznesit e tij individual privat i lartcekur i cili nuk është i akredituar e as i autorizuar nga ana e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve për lëshimin e kualifikimeve profesionale ku me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe duke u paraqitur rrejshëm se lëshon dokumente të vlefshme, të i ka ofruar dhe ka mbajtur trajnime mbi aftësimin profesional 900 orë praktikë dhe 400 orë teori për periudhën kohore Janar – Nëntor 2021, dhe pastaj ka pajisur të dëmtuarit me “Diploma mbi aftësimin profesional” të dëmtuarve i ka shkaktuar dëm material e që ka rezultuar që përfitimi material monetar apo dëmi i shkaktuar ka tejkaluar shumën prej 50,000.00 euro.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh provat materiale dhe shkresat që i janë bashkëngjitur dosjes së Prokurorisë me rastin e parashtrimit të kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, të cilat e arsyetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet.
Faza hetimore dhe procedura paraprake janë në zhvillim e sipër, dhe duhet të sigurohen edhe prova të tjera materiale, dëshmitë e të dëmtuarve, dëshmitarëve, dhe të merret deklarata e të pandehurit, andaj kjo forcon bindjen e Gjykatës se po të caktohej ndonjë masë tjetër përpos masës së paraburgimit ndaj të pandehurit I.Ç., ekziston rreziku që i pandehuri të ndikojë tek të dëmtuarit me qëllim që ndryshimit të deklaratave të mëhershme, dhe me këtë rast të pengojë rrjedhën normale të procedurës paraprake.
Gjykata ka vlerësuar pretendimet e palëve në seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, por duke marrë parasysh peshën e veprave penale për të cilat dyshohet i pandehuri, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer këto vepra penale, në rastin konkret vetëm me masën e paraburgimit, do të sigurohet prezenca e të pandehurit në këtë fazë të procedurës, me qëllim të mbarëvajtje dhe zhvillimit të papenguar të rrjedhës së procedurës penale.
