Shkëmbim Leao – Ruben Dias

0%

Milani i ri po bëhet gjithmonë e më portugez. Agjenti i famshëm Jorge Mendes, pasi ka kontribuuar në veshjen kuqezi të Gonçalo Ramos dhe Diego Moreira, tani është angazhuar në bisedime me drejtuesit e “Djallit” për të qartësuar disa gjëra. Një çështje e nxehtë mbetet ajo e Rafael Leao, i destinuar të largohet nga Milani deri në fund të muajit.

Mendes ka tentuar ta çojë te Roma, ndërkohë që ka propozime nga Galatasaray dhe Arabia Saudite. Pastaj është edhe Premier League. Përjashtohet hipoteza Chelsea, ndërsa orët e fundit ka dalë një pistë e re, Manchester City. Amorim është në kërkim të një mbrojtësi të nivelit të lartë.

Ai do patriotin Gonçalo Inacio të Sporting Lisbonë, por zhvillimet që kanë të bëjnë me Leaon mund sjellin në Milano një nga më të mirët e rolit, Ruben Dias. Bisedimet mes Milan dhe Manchester City nuk janë aspak të thjeshta, por me regjinë e Mendes, agjent i të dyja palëve të përfshira, mund të arrihet një akord për shkëmbimin e bujshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Milani do të siguronte një element thelbësor për prapavijën, kurse City do të fuqizonte sulmin me Leaon.

Burimi: Bota Sot