Muçi rikuperon në kohë për ndeshjen me Ferencvarosin

0%

Ernest Muçi ka rikuperuar në kohë nga dëmtimi në kofshë dhe sot mund të jetë një armë më shumë për Trabzonspor-in, i cili pret në orën ekipin e Ferencvaros. Sulmuesi kuqezi ka marrë pjesë dje në seancën e fundit stërvitore të ekipit turk në vigjilje të duelit të parë të vlefshëm për play-off e Europa League.

Muçi zbriti dje në stërvitje me grupin e plotë në kompleksin “Mehmet Ali Yılmaz” ndërsa ende nuk dihet plani që ka trajneri Fatih Tekke sa i përket aktivizimit të tij. Siç dihet ndeshja e “Papara Park” do të jetë delikate për formacionin turk, i cili rikthehet të luajë një duel në kupat e Europës pas plot 721 ditësh mungesë.

Deri më tani i sigurt do të jetë aktivizimi i Muhamed Salah që nga minuta e parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot