Sipas emisionit El Larguero, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, tashmë ka nisur të krijojë një ide më të qartë për formacionin që do të përdorë në sezonin e ri. Tekniku portugez raportohet se ka identifikuar gjashtë futbollistë që aktualisht i sheh si pjesë të padiskutueshme të formacionit bazë.
Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham, Yan Diomande, Marc Cucurella dhe Thibaut Courtois janë lojtarët që, sipas raportimit, gëzojnë besimin më të madh të Mourinhos.
Në anën tjetër, Arda Guler, pavarësisht paraqitjeve pozitive të sezonit të kaluar dhe formës së treguar në miqësoret parasezonale, pritet ta nisë sezonin pas Bellinghamit në hierarkinë e trajnerit për pozitën e numrit 10. Një tjetër dilemë pritet të jetë krahu i djathtë i mbrojtjes, ku Trent Alexander-Arnold dhe Denzel Dumfries do të konkurrojnë për një vend në formacionin startues.
Edhe në qendër të mbrojtjes do të ketë konkurrencë të fortë. Dean Huijsen, Ibrahima Konate dhe Antonio Rudiger pritet të luftojnë për pozitat në formacionin e parë. Në mesfushë, për dy vendet më të tërhequra në skemën e Mourinhos, kandidatë janë Federico Valverde, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga.
Real Madridi do ta zhvillojë të shtunën ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga, ku do të përballet me Espanyolin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!