Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës kanë hyrë sërish në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast kanë përsëritur thirrjen për vazhdimin e seancës konstituive, e cila për herë të fundit është ndërprerë më .
Artan Behrami e Altin Krasniqi, të dy nga PDK, kanë vendosur në ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, letra me mbishkrimin: “Respektoni Kushtetutën. Konstituoni Kuvendin”. Jakup Nura, deputet i PDK-së, para mediave ka thënë se nuk janë duke folur për parti politike por për vendin, Kosovën. “Qytetarët votuan. Vullneti i tyre është shprehur.
Tani duhet të respektohet vullneti dhe të ndërtohen institucionet. Partia që ka fituar zgjedhjet ka të drejtë të propozojë Kryetarin e Kuvendit, por nuk ka të drejtë të mbajë peng Kuvendin”- deklaroi Nura. Derisa fliste për procedurat e seancës konstituive, ai tha se ndërprerja nuk mund të përdoret si mjet për zvarritje të pafundme. “48 orë nuk janë javë, nuk janë muaj, nuk janë pafundësi.
Kryesuesi i përkohshëm nuk është kryetar partie e as kryetar parlamenti. Nuk është përfaqësues i interesave të një grupi politik, por është aty për ta udhëhequr procedurën. Prandaj duhet të themi qartë: një funksion teknik nuk mund të shndërrohet në armë politike”- tha deputeti i PDK-së.
Nura ka shtuar se nëse dikush mendon që zgjedhjet e reja i sjellin vota, duhet t’i tregoj qytetarëve se përse po shkohet në zgjedhje. Albana Bytyqi e Aleancës në anën tjetër ka thënë se kur Kosova ka probleme e sfida, si përfaqësues të popullit nuk mund të rrinë të heshtur.
Ajo kërkoi formimin e institucioneve edhe për faktin se, sipas saj, Ligji për shtetësinë duhet të shfuqizohet dhe se çmimi i naftës në vend është 1.78 euro. “Kuvendi e institucionet duhet të formohen sepse në vendin tonë janë mijëra të rinj të diplomuar që u duhet punë, dinjitet e vazhdim të jetesës në Kosovë”- tha Bytyqi.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka filluar më dhe ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më. Dehari ka arsyetuar mosthirrjen e vazhdimit të seancës duke thënë se duhet marrëveshje politike mes partive. Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vazhduar edhe pas tejkalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.
Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë.
