78 aktakuza të ngritura dhe 12 persona të ndaluar brenda 24 orëve

0%

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 78 aktakuza kundër 104 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Sipas raporit të publikuar më , me urdhër të prokurorëve janë ndaluar 12 persona. Ndërkohë, janë parashtruar edhe katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave.

Nga të dhënat e paraqitura të tabelën e Sistemit Prokurorial rezulton se numri më i aktakuzave është regjistruar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, me 46 aktakuza ndaj 68 personave.

Pas Prishtinës, pasojnë Prokuroria Themelore në Ferizaj me 11 aktakuzave kundër 13 personave; Prokuroria Themelore në Prizren me tetë aktakuzave ndaj nentë personave; Prokuroria Themelore në Pejë me pesë aktakuza ndaj gjashtë personave; Prokuroria Themelore në Gjakovë me pesë aktakuza ndaj pesë personave; si dhe Prokuroria Themelore në Gjilan tre aktakuza të ngritura ndaj tre personave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sa i përket ndalimeve, gjithsej janë ndaluar 12 persona. Katër prej tyre janë ndaluar në Prishtinë, dy në Prizren, një në Pejë, një në Gjilan, dy në Gjakovë dhe dy në Ferizaj. Në raport janë evidentuar edhe katër kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj gjashtë personave. Dy kërkesa, për katër persona në Prizren, një kërkesë për një person në Gjakovë dhe Mitrovicë.

Burimi: Kallxo